“Lëreni Brojën të luajë futboll”, trajneri i Southampton reagon ashpër kur pyetet për blerjen e shqiptarit

Southampton është duke bërë të pamundurën për të nënshkruar me sulmuesin e Chelseas, Armando Broja.

Sport

20/01/2022 15:23

Shqiptari është huazim deri në fundin e sezonit, mirëpo pa opsion blerje, derisa Southampton është duke provuar ta bind Chelsean ta shesë, transmeton lajmi.net.

Ka pasur negociata mes dy klubeve, por nuk është arritur ndonjë marrëveshje ngase “Blutë” e shohin Brojën si lojtar i së ardhmes.

I pyetur për mundësinë e blerjes të Brojës, trajneri i Southamptonit, Ralph Hasenhuttl ka thënë se duhet ta lejojnë të luajë, ngase ka kohë deri në fundin e sezonit.

“Është këtu deri në fundin e sezonit. Kemi kohë mjaftueshëm për të folur. Lëreni të luajë futboll”.

“Ai kënaqet këtu. Mendoj që e ka parë se çfarë ka me këtë klub. I japëm shansin e madh për të treguar vetën”.

Ndërkohë, në rast që pranon shitjen, Chelsea do kërkojë mbi 20 milionë euro./Lajmi.net/