Leonora dhuron fustan për të mbijetuarat e dhunës seksuale

Këngëtarja Leonora Jakupi i është bashkuar fushatës së vetëdijësimit që i dedikohet të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.

ShowBiz

10/06/2015 17:45

Kjo fushatë po organizohet nën kujdesin e Presidentes së Republikës së Kosovës,zonjës Atifete Jahjaga dhe Këshillit Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës,transmeton Lajmi.net

Leonora i është bashkuar kësaj nisme duke dhuruar një fustan për instalacionin artistik “Mendoj për ty” të artistes Alketa Xhafa Mpripa.

Kujtojmë se para pak ditësh edhe këngatarja Rita Ora i është bashkuar kësaj fushate duke dhuruar një fustan.(Lajmi.net)