Limaj: Zgjedhjet u shkaktuan nga moszgjedhja e presidentit, elita politike nuk ka kapacitet për marrëveshje

Fatmir Limaj ka deklaruar se arsyeja pse vendi ka shkuar në zgjedhje është moszgjedhja e presidentit, gjë që sipas tij ka ndodhur për herë të parë. Ai tha se në të kaluarën presidentët janë zgjedhur për shkak të, siç u shpreh, kapaciteteve negociuese të klasës politike. “Kjo tregon se elita politike e Kosovës nuk ka…

Lajme

25/05/2026 21:30

Fatmir Limaj ka deklaruar se arsyeja pse vendi ka shkuar në zgjedhje është moszgjedhja e presidentit, gjë që sipas tij ka ndodhur për herë të parë.

Ai tha se në të kaluarën presidentët janë zgjedhur për shkak të, siç u shpreh, kapaciteteve negociuese të klasës politike.

“Kjo tregon se elita politike e Kosovës nuk ka kapacitete të mjaftueshme të pjekurisë politike për me ndërtu marrëveshje”, ka deklaruar Limaj në t7.

Ai shtoi se vendi në thelb drejtohet përmes marrëveshjeve politike. /Lajmi.net/