Leonard Mekaj ka një mesazh për qytetarët: Qëndroni në shtëpi

Basketbollisti kosovar, Leonard Mekaj, ka përcjell një mesazh për qytetarët e Kosovës.

Sport

28/03/2020 16:18

Covid19 po përhapet me shpejtësi edhe në Kosovë, dhe thirrjet kryesore për qytetarët janë që të qëndrojnë në shtëpi.

Kësaj nisme i është bashkuar edhe Mekaj, anëtar i kombëtares së Kosovës dhe KB Rahovecit.

“Përshëndetje qytetarë të Republikës së Kosovës. Unë jam Leonard Mekaj, basketbollist i Kosovës, si dhe klubit basketbollistik Rahoveci. Tani veç e dimë kujdesin që duhet bërë kundër virusit Covid19, andaj ju lus që të gjithë t’iu përmbaheni këtyre rregullave. Më e rëndësishmja, qëndrimi në shtëpi. Së bashku, mund t’ia dalim” ka thënë Mekaj.

Basketbolli në Kosovë është suspenduar përkohësisht, dhe Leonardi është një nga ata që është vet-izoluar. Qëndro në shtëpi  edhe ti. /Lajmi.net/