Lentat me grimca ari mund të ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga daltonizmi

Këto lente do të mund të ndihmojnë të bllokohet një tip specifik i dritës, tregojnë studimet.

Fun

31/03/2021 14:41

Lentat e bëra nga miliona nano-grimca të arit, ka mundësi të bëhen zgjedhja më e mirë për personat që vuajnë nga daltonizmi, shkruan lajmi.net.

Ky pluhur i arit filtron disa lloje të dritës, në mënyrë që truri të mund të bëjë dallimi mes ngjyrave të ndryshme, sidomos mes të gjelbrës dhe kuqes.

Rreth një në 12 burra dhe një në 200 gra vuajnë nga kjo paaftësi, dhe lloji më i shpeshtë i saj është defiçienca vizuale kuq-gjelbër.

Më poshtë gjeni një shembull se si i shohin ngjyrat njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje.

Është shumë më e shpeshtë tek burrat, dhe trashëgohet përmes kromozomit X. Me që meshkujt e marrin kromozomin X nga nëna e tyre, vetëm nëse ajo vuan nga daltonizmi ai mund ta marr sëmundjen.

Ndërsa tek femrat, që dmth marrin një kromozom X nga nëna dhe një nga babai, që të trashëgojnë këtë sëmundje. Pra vetëm në rast se të dy prindërit vuajnë nga daltonizmi vetëm atëherë do të jetë dhe fëmija femër daltonit.

Sëmundja e daltonizmit gjithashtu mund të krijohet më vonë në jetë si pasojë e sëmundjes së glaukomës ose nga diabeti.

Në këtë rast ndodhë nëse bëhet dëmtimi i syrit. Gjithashtu edhe përdorimi i Viagras mund të ndikoj në shkaktimin e daltonizmit. /Lajmi.net/