Leno te Fulham është punë e kryer – portieri kryen testet mjekësore këtë javë

Bernd Leno do t’i bashkohet Fulhamit. Qysh prej fillimit të merkatos, Bernd Leno lidhet me një largim të mundshëm nga Arsenal në drejtim të Fulham Tani, raportime të Fabrizio Romano thonë se marrëveshja për një lëvizje të tillë është arritur, përcjell lajmi.net. Bernd Leno do t’i nënshtrohet testeve mjekësore më vonë gjatë kësaj jave. Portieri…

Sport

01/08/2022 21:40

Bernd Leno do t’i bashkohet Fulhamit.

Qysh prej fillimit të merkatos, Bernd Leno lidhet me një largim të mundshëm nga Arsenal në drejtim të Fulham

Tani, raportime të Fabrizio Romano thonë se marrëveshja për një lëvizje të tillë është arritur, përcjell lajmi.net.

Bernd Leno do t’i nënshtrohet testeve mjekësore më vonë gjatë kësaj jave.

Portieri gjerman do të nënshkruajë marrëveshje të vlefshme deri në vitin 2025, me mundësi vazhdimi për një tjetër sezon.

Marrëveshja e plotë është arritur mes Arsenal dhe Fulham. Shifra e përmendur është 8 milionë funte për kartonin e lojtarit. Zyrtarizimi bëhet këtë javë. /Lajmi.net/