Leno, shumë afër transferimit te Fulham

Bernd Leno është shumë pranë kalimit te skuadra e Fulham.

Sport

13/07/2022 22:35

Ekipi londinez tashmë është rikthyer në Premier League, pas një sezoni të luajtur në Championship, transmeton lajmi.net.

Shifra e transferimit të tij te “The Cottagers” mësohet se do të jetë diku rreth 10 milionë euro.
Gjermani tash e sa kohë e ka humbur vendin titullar me Arsenalin, pas performancave të mira të Aaron Ramsdale.

Si rrjedhojë e kësaj, ish-portieri i Bayer Leverkuzen po e dëshiron një skuadër ku mund të ketë minuta.

Fulhami është ekipi që mund t’i garantojë diçka të tillë dhe kanë mbetur vetëm dakordimet në mes të klubeve që kjo çështje të përfundojë sa më shpejt.

Si zëvendësues të Lenos, “topçinjtë” e kanë marrë Matt Turner. /Lajmi.net/