Leno dëshiron largimin nga Arsenali, skuadra nuk pranon ofertën e Fulham
Bernd Leno pritet të largohet nga Arsenal.
Sport
Portieri gjerman, Leno ka humbur pozitën e titullarit tek Arsenal, me Aaron Ramsdale që i ka marrë pozitën.
Tani, Leno dëshiron të gjejë një skuadër të re gjatë kësaj vere. Fulham është skuadra që interesohet për të, bën të ditur Florian Plettenberg, përcjell lajmi.net.
Megjithatë, Arsenal thuhet se kërkojnë shumë para për kartonin e portierit gjerman.
‘Gunners’ duan të marrin 11 milionë funte nga kartoni i tij, kurse Fulham nuk ka ofruar aq shumë.
Negociatat mes dy klubeve po vazhdojnë. Leno dëshiron transferimin. Ai shpreson në një marrëveshje mes klubeve. /Lajmi.net/