Lëndohet sërish Nedim Bajrami, pak pasi u rikthye në formë

Futbollisti i talentuar i Kombëtares Shqiptare, Nedim Bajrami, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes mes Kilmarnock dhe Rangersit, e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit të elitës skoceze. Bajrami u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 21-të për shkak të një problemi fizik. Për momentin, nuk ka shumë detaje mbi seriozitetin e…

Sport

07/12/2025 09:13

Futbollisti i talentuar i Kombëtares Shqiptare, Nedim Bajrami, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes mes Kilmarnock dhe Rangersit, e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit të elitës skoceze.

Bajrami u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 21-të për shkak të një problemi fizik.

Për momentin, nuk ka shumë detaje mbi seriozitetin e lëndimit të mesfushorit shqiptar. Megjithatë, dihet që ky incident ka ndodhur në një kohë kur Bajrami ishte duke u rikuperuar nga një formë jo e mirë.