Lëndohet një minator në minierën e Trepçës
Një punëtor i Trepçës ka pësuar lëndime në horizontin e dhjetë të minierës.
Lajme
Rasti siç njofton Policia ka ndodhur derisa punëtori ishte duke kryer një inspektim dhe i njëjti ka rënë nga në një gropë të thellë rreth dy metra.
“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti gjersa ishte duke kryer një inspektim në horizontin e 10 të minierës, ka rënë në një gropë rreth 2 m të thellë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Policia njofton se të lënduarit i është dhënë trajtimi mjekësor.
“Rasti vazhdon të jetë nën hetime”, njoftoi tutje policia. /Lajmi.net/