Lëndimi i Benzemas nuk është serioz, megjithatë ai pritet t’i humbë dy ndeshjet e ardhshme

Karim Benzema doli nga fusha pas vetëm 17 minutave në fitoren 2-0 të Realit si mysafir ndaj Sociedadit të shtunën mbrëma.

Sport

05/12/2021 12:40

Në dukje të parë, lëndimi i Benzemas u duk serioz pasi francezi u ankua për dhimbje pas një tërheqjeje muskulore.

Sidoqoftë, një burim i afërt me klubin ka konfirmuar se lëndimi i francezit nuk duket të jetë serioz, megjithatë ai pritet të humbasë ndeshjen ndaj Interit në mesjavë si dhe është në dyshim ndaj Atleticos.

‘Pas një ekzaminimi të parë të Benzemës, shqetësimi i tij muskulor nuk duket shumë serioz. Nesër do të bëhen analizat për të konfirmuar diagnozën. Ai përjashtohet për të martën kundër Interit dhe është në dyshim për derbin’, thuhet sipas këtij burimi.

Reali me fitoren e mbrëmshme përforcoi pozitën e parë në tabelë me 39 pikë të mbledhura. /Lajmi.net/