Lëndimi i Asensios mund të jetë lajm i keq për Arsenalin

Një lëndim serioz i mesfushorit të Real Madrid, Marco Asensio "mund të jetë një lajm i keq" për shpresat e Arsenalit për nënshkrimin e Dani Ceballos, sipas trajnerit Unai Emery.

Sport

24/07/2019 11:17

Asensio luajti vetëm 20 minuta në ndeshjen miqësore ndaj Arsenalit (2*-2) në International Champions Cup, para se të largohej drejt spitalit pas një lëndimi që e pësoi në gjurin e tij.

Zinedine Zidane pranoi se lëndimi duket “shqetësues” dhe Emery pranoi se skuadra e tij ndoshta nuk mund të arrijë marrëveshje huazimi për Ceballos nëse ‘Los Blancos’ nuk kanë mesfushorë, përcjell lajmi.net.

Një marrëveshje mes ‘Topçinjëve’ dhe Realit thuhej se kishte bërë progres dhe mund të realizohej këtë javë.

I pyetur nëse lëndimi do të ndikonte në marrëveshjen e ardhshme, Emery u tha gazetarëve: “Nuk e di”.

”Objektivi ynë gjithashtu nuk ishte që ndonjë lojtarë të pësonte lëndim”.

“Ky mund të jetë një lajm i keq, për ta dhe për ne. Nuk e di nëse mund të ndryshojë diçka”, përfundoi ai. /Lajmi.net/