Lëndimet e Sandro dhe Khedira – këto janë të rejat për dyshen e Juventus

Juventus vazhdon të ndjejë mungesën e Alex Sandro dhe Sami Khedira.

Sport

18/06/2020 22:45

Sando dhe Khedira po vuajnë nga lëndime që po i lënë ata jashtë fushave, duke bërë kështu që Maurizio Sarri të mos mund të llogarisë në ta.

Njoftimet e fundit nga faqja zyrtare e Juventus kanë dhënë të reja mbi situatën e dy lojtarëve.

Sandro mësohet të ketë probleme me ligamentet, kurse Khedira ka dëmtuar tendonin.

“Testet e dala nga J-Medical këtë mbrëmje kanë treguar se Alex Sandro vuan në një lëndim i shkallës së parë në ligamente. Fizioterapia e lojtarit ka filluar menjëherë”, thuhet në njoftimin e Juves, transmeton lajmi.net.

“Për Khedira ka një lëndim të  pjesshëm të tendonit në muskulin e djathtë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e ‘Biankoneri’.

Kujtojmë se Khedira nuk ishte në skuadër as në ndeshjen e mbrëmshme, kurse për Sandro thuhet se dueht deri në tri javë për rikuperimin. /Lajmi.net/