Lekaj përmend dyfishimin e çmimeve: Me “Krejt dhe Drejt” shpejtuat largimin e qytetarëve

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka përmendur dyfishimin e çmimeve të produkteve bazë dhe ia ka adresuar Qeverisë Kurti si dështim. Lekaj, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se me sloganin “Krejt dhe Drejt”, subjekti politik në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka përshpejtuar procesin e largimit të qytetarëve nga Kosova, shkruan lajmi.net. “A…

Lajme

28/09/2022 11:57

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka përmendur dyfishimin e çmimeve të produkteve bazë dhe ia ka adresuar Qeverisë Kurti si dështim.

Lekaj, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se me sloganin “Krejt dhe Drejt”, subjekti politik në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka përshpejtuar procesin e largimit të qytetarëve nga Kosova, shkruan lajmi.net.

“A kemi Qeveri Funksionale? A kemi shtet? Çmimi i 1 Ton Peletit 600 €- trefishim nga viti 2021. Çmimi i drurit 80€/m – dyfishim nga viti 2021. Çmimi i Bukës 60 Cent – dyfishim nga viti 2021. Çmimi i vezëve 4,50 Cent – dyfishim nga viti 2021. Rroga e Njejtë – Dyfish më e vogël vlera dhe fuqia e blerjes nga viti 2021. Çka ti themi Dimrit dhe si ta bëjmë jetën në Kosovë zt.Kryeministër?”, ka shkruar Lekaj.

““Me krejt dhe drejt” e stimuluat dhe shpejtuat procesin e largimit të qytetarëve nga Kosova!”, përfundon postimi i tij. /Lajmi.net/