Lekaj: Kurti e shfrytëzoi politikisht rastin e vrasjes së gruas në QKUK, e postoi një poezi

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se kryeministri i Kosovës e ka shfrytëzuar politikisht vrasjen e gruas shtatzënë. Postimin e shumëkomentuar të Albin Kurtit, Lekaj e ka quajtur poezi dhe “hajgare”. “Kurti e shfrytëzoi politikisht. Është hajgare cka ka postuar”, ka thënë Lekaj në T7. Lekaj ka thënë se Kurti paraqitet herë si politikan…

Lajme

02/12/2022 23:47

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se kryeministri i Kosovës e ka shfrytëzuar politikisht vrasjen e gruas shtatzënë.

Postimin e shumëkomentuar të Albin Kurtit, Lekaj e ka quajtur poezi dhe “hajgare”.

“Kurti e shfrytëzoi politikisht. Është hajgare cka ka postuar”, ka thënë Lekaj në T7.

Lekaj ka thënë se Kurti paraqitet herë si politikan e herë si gazetar.

“Duhet të bëjë veprime, e jo të vajtojë vazhdimisht. Është hajgare”, ka deklaruar ai.

“Merreni poezinë që e ka publikuar. Për mua është hajgare që një kryeministër i vendit të bëjë ashtu”, ka thënë ai.

Deputeti i AAK-së ka thënë se i tërë zinxhiri institucional mban përgjegjësi për vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare. Ai ka kërkuar seriozitet më të madh nga institucionet për t’i mbrojtur gratë nga dhuna dhe vrasjet.