Leipzig i përgjigjet interesimit të Chelsea për Julian Nagelsmann si zëvendësues i Lampard

Frank Lampard nuk është duke kaluar momente të mira si menaxher në klubin e Chelsea.

Sport

21/01/2021 12:23

Ai po ka mungesë të rezultateve pozitive dhe kësisoj pozita e tij shpesh herë po spekulohet të jetë në rrëzik.

Së fundmi, ka pasur një raportim se Chelsea është e interesuar për trajnerin e RB Leipzig, Julian Nagelsmann si një zëvendësim për Frank Lampard.

Ndeshja e fundit e Chelsea ishte ndaj Leicester City, të cilën e humbën me rezultat 2-0, shkruan lajmi.net.

Përmes llogarisë së tyre në Twitter Leipzig janë përgjigjur në një pyetje në qoftë se trajneri i tyre do të largohet.

“Jemi shumë mirë, ju faleminderit. Nuk ka asnjë mundësi që trajneri të largohet. Mirëupafshim”, kanë shkruar ata.

Emra të tjerë si zëvendësues të mundshëm të anglezit janë edhe Thomas Tuchel e Ernesto Valverde./Lajmi.net/