Ledri Vula intervistë për mediumin e njohur zviceran, flet edhe për Loredanën

Ledri Vula ka dhënë intervistë për mediumin e njohur zviceran.

ShowBiz

17/06/2019 13:13

Ledri Vula është një prej emrave të njohur shqiptar i cili njihet për sukseset e shumta në muzikë dhe talentin që e ka në këtë fushë dhe jo vetëm, shkruan lajmi.net.

Si një yll atë po e cilësojnë edhe mediat e huaja, ndër to mediumi zviceran ’20minuten’ për të ciën së fundmi ka dhënë edhe intervistë.

Në përshkrimin që i bëjnë Ledrit ata thonë se Ledri Vula (32) është një prej yjeve të mëdhenj dhe hitet e tij dëgjohen edhe në Zvicër.

Intervistën Ledri e dha gjatë një vizite në Zvicër atje ku ka shkuar për të performaur në një prej festivaleve në Cyrih.

“Sot jom në Cyrih. Në Cyrih më bjen me ardh shpesh mos të them, në Cyrih më bjen me ardh më shpesh se në vende të tjera në Kosovë. Më pëlqen qyteti. Më pëlqen qyteti, më pëlqen ushqimi edhe më pëlqejnë shumë njerëzit edhe kom shumë shoqëri këtu edhe sa her më ipet mundësia me ardh une vi se ndihem si në shtëpi. Po une jam i njoftun në vendim tem, mirëpo kohëve të fundit muzika nuk njeh kufi edhe ka depërtu shumë edhe në vende sidomos në Evropë edhe po më vjen mirë që kur po dal në rrugë njerëzit që po na takojnë edhe pse nuk janë shqiptarë po na njohin edhe qajo më bën të lumtur”, tha Ledri i cili foli edhe për rastin e Loredana Zefit.

“Po jam në ngjarje me lajmet, normal kanë bë bujë edhe te na. Askush nuk gëzohet për sene të tilla që ndodhin, unë mendoj që është një artiste shumë e talentuar, dhe shumë e mirë. Një lajm i tillë nuk na prezanton neve si popull, nëse veç ajo është pyetja”, ka përfunduar Vula./Lajmi.net/