Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania solli një debat të fortë mes Eglit dhe Rozana Radit, i cili tensionoi atmosferën në studio. Përplasja mes tyre u zhvillua me tone të larta, ndërsa të dyja vazhdonin të debatonin pa u ndalur. Teksa situata po bëhej gjithnjë e më e ndezur, prezantuesi Ledion Liço…

ShowBiz

01/04/2025 22:53

Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania solli një debat të fortë mes Eglit dhe Rozana Radit, i cili tensionoi atmosferën në studio.

Përplasja mes tyre u zhvillua me tone të larta, ndërsa të dyja vazhdonin të debatonin pa u ndalur.

Teksa situata po bëhej gjithnjë e më e ndezur, prezantuesi Ledion Liço iu drejtua Gjestit, duke i kërkuar mendimin e tij mbi ngjarjen.

Megjithatë, Egli ishte ende e përfshirë në debatin me Rozanën, duke e shpërfillur ndërhyrjen e Ledionit.

Ky moment bëri që Ledion Liço të humbte durimin, duke thirrur me zë të lartë: “Egliiiiii!” – një moment që nuk kaloi pa u vënë re nga publiku dhe ndjekësit e spektaklit.

Përplasja mes Eglit dhe Rozanës ka qenë një nga debatet më të forta të këtij edicioni, duke sjellë tension të madh në studio dhe në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Ndërsa formati i njohur vazhdon, mbetet për t’u parë nëse ky konflikt do të marrë një zgjidhje apo do të vijojë të përshkallëzohet në ditët në vijim.