Leart Paqarada me një mesazh përmes Instagram, derisa po luhet Greqi – Kosovë
Leart Paqarada duket se ka përcjell mesazhin e tij.
Sport
Mbrojtësi i majtë, Leart Paqarada po përcjell një mesazh për stafin teknik të Kosovës, por edhe FFK-në.
Gjatë kohës sa po zhvillohet ndeshja Greqi – Kosovë, Leart Paqarada ka bërë një postim në Instagram, përcjell lajmi.net.
Kosovari ka paraqitur televizorin e tij ku shihet duke parë ndeshjen.
Ky mund të jetë një mesazh se zemra e tij është me Dardanët dhe është i penduar për refuzimin e ftesës, në kohën e Bernard Challandes. /Lajmi.net/