Le Parisien: PSG nuk e ka refuzuar ofertën e Realit, bisedimet kanë nisur

Real Madrid sonte (e martë) kanë bërë ofertën e parë zyrtare drejtë PSG-së për sulmuesin Kylian Mbappe.

Sport

24/08/2021 22:19

“Los Blancos” ofruan plotë 160 milionë euro për francezin, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, media të shumta franceze raportuan se PSG nuk e ka pranuar këtë ofertë, ngase mbesin të qëndrimit të njëjtë: Mbappe nuk largohet.

Por, Le Parisien, raporton se lajmet që është refuzuar oferta janë false dhe që klubi francez është duke konsideruar ofertën.

Ky medium thotë se për momentin, PSG nuk i është përgjigjur zyrtarisht Realit, ngase janë duke studiuar këtë ofertë.

Pos kësaj zyrtarisht bisedimet mes dy klubeve kanë nisur.

Mbappe do bëhet agjent i lirë në verë dhe qysh në janar ka të drejtë të nënshkruajë parakontratë me klubin spanjoll./Lajmi.net/