LDK vendos sot për fatin e Abdixhikut në krye të partisë
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm në objektin AMC në Prishtinë, ku delegatët do të votojnë për ose kundër shkarkimit të kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku. Kuvendi nis në orën 18:00 dhe është thirrur pasi u verifikua se ishte plotësuar kushti statutar me nënshkrimet e të paktën një të tretës së delegatëve.…
Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm në objektin AMC në Prishtinë, ku delegatët do të votojnë për ose kundër shkarkimit të kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku.
Kuvendi nis në orën 18:00 dhe është thirrur pasi u verifikua se ishte plotësuar kushti statutar me nënshkrimet e të paktën një të tretës së delegatëve.
Nëse shumica e delegatëve votojnë për shkarkimin e Abdixhikut, LDK-ja, sipas Statutit, do të duhet të nisë procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri. Në të kundërtën, Abdixhiku do të vazhdojë ta udhëheqë partinë.
Kuvendi zhvillohet në një periudhë tensionesh të brendshme në LDK, pas pakënaqësive të një pjese të delegatëve me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, ku partia u rendit e treta.