Rama: Krejt makineria propaganduese e Vetëvendosjes qenka në aksion kundër meje, sot në ditën kuvendit të LDK-së, interesant!

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar në lidhje me akuzat që iu bën së fundi si dhe kallëzimin penal që Vetëvendosje dorëzoi sot në Prokurori Speciale ndaj tij dhe zyrtarëve të tjerë komunal. Sipas Vetëvendosjes ka pasur disa raportime anonime në lidhje me “dallaveret” për legalizime të ndërtimeve në Prishtinë në këmbim të përfitimeve.…

Lajme

30/07/2026 16:00

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar në lidhje me akuzat që iu bën së fundi si dhe kallëzimin penal që Vetëvendosje dorëzoi sot në Prokurori Speciale ndaj tij dhe zyrtarëve të tjerë komunal.

Sipas Vetëvendosjes ka pasur disa raportime anonime në lidhje me “dallaveret” për legalizime të ndërtimeve në Prishtinë në këmbim të përfitimeve.

E pas kësaj ka reaguar vetë Rama, i cili tha se nga Vetëvendosje po bëjnë propagandë pikërisht në ditën e kuvendit të LDK-së.

LDK-ja sot mblidhen në Kuvend të Jashtëzakonshëm, pas zhvillimeve të vazhdueshme e humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje nën drejtimin e Lumir Abdixhikut.

“Krejt makineria propaganduese e Vetëvendosjes qenka qu n’aksion kundër meje, sot në ditën kuvendit të LDK-së!

Interesant!”./Lajmi.net/