LDK synon rrëzimin e Qeverisë

Deputeti Arben Gashi ka thënë se kjo parti është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ndërsa ka shprehur vendosmërinë për të mos marrë pjesë në votimin parlamentar për privatizimin e PTK’së.

Lajme

19/09/2013 10:06

Lidhja Demokratike  e Kosovës synon që përmes bllokimit të privatizimit të PTK’së ta rrëzojë Qeverinë e Kosovës.

Deputeti nga LDK, Arben Gashi, ka thënë se kjo parti është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ndërsa ka shprehur vendosmërinë për të mos marrë pjesë në votimin parlamentar për privatizimin e PTK’së.

“Rrëzimi i Qeverisë është objekt i punës sonë dhe jemi të gatshëm për zgjedhje, sepse një parti serioze është gjithmonë e gatshme për zgjedhje”.

“Në çdo seancë Qeveria do ta ketë të njëjtën përgjigje derisa ky proces të kthehet në pikën zero”.