LDK: Nesër, bëhemi bashkë për fitore të madhe

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka intensifikuar thirrjet për mbështetje në prag të ditës së zgjedhjeve, duke promovuar listën e saj zgjedhore me numrin 123, të cilën e cilëson si “listë fituese”. Përmes një postimi publik, LDK ka bërë thirrje që qytetarët të votojnë për këtë subjekt politik, duke theksuar se lista udhëhiqet nga kryetari…

Lajme

27/12/2025 22:14

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka intensifikuar thirrjet për mbështetje në prag të ditës së zgjedhjeve, duke promovuar listën e saj zgjedhore me numrin 123, të cilën e cilëson si “listë fituese”.

Përmes një postimi publik, LDK ka bërë thirrje që qytetarët të votojnë për këtë subjekt politik, duke theksuar se lista udhëhiqet nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, të cilin e prezanton si kryeministër të ardhshëm të vendit, transmeton lajmi.net.

Sipas LDK-së, lista përbëhet nga kandidatë me përvojë dhe profesionistë të rinj, të cilët, siç thuhet, përfaqësojnë vlera, dije dhe vizion për të ardhmen e Kosovës. Në mesazhin e saj, partia thekson orientimin euroatlantik dhe angazhimin për ndërtimin e shtetit.

“Një ekip me energji të re, njerëz të dëshmuar dhe profesionistë që e duan shtetin dhe të ardhmen e Kosovës”, thuhet në mesazhin e LDK-së.

LDK u ka bërë thirrje qytetarëve që në ditën e zgjedhjeve të mbështesin listën me numrin 123, duke votuar për kryetarin e partisë Lumir Abdixhiku dhe kandidatët e tjerë nga lista zgjedhore.

Postimi i plotë:

1 2 3
Zgjidh shpresën! ✌️
Kjo është lista fituese e Lidhjes Demokratike të Kosovës, lista që i prin me përgjegjësi e vizion kryetari i LDK-së dhe kryeministri i ardhshëm, Lumir Abdixhiku.
Një ekip plotë vlera, me dije dhe me guxim. Njerëz të dëshmuar, energji e re, profesionistë që e duan shtetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
Nesër, bëhemi bashkë për fitore të madhe.
Mbeshtete LDK-në. Voto numrin 123, numrin 1 Lumir Abdixhiku dhe 9 kandidatë tjerë nga lista jonë./lajmi.net/