LDK: Komuna e Lipjanit ka ndërtuar më së shumti çerdhe brenda një mandati

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar se Komuna e Lipjanit, nën udhëheqjen e kryetarit Imri Ahmeti, ka ndërtuar më së shumti çerdhe në nivel vendi gjatë një mandati qeverisës. Sipas njoftimit të LDK-së, vetëm gjatë këtij mandati janë ndërtuar katër çerdhe të reja në lokacionet: Qendra e Lipjanit, Rufc, Gadime dhe Sllovi. “Lipjani nën…

Lajme

04/08/2025 20:50

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar se Komuna e Lipjanit, nën udhëheqjen e kryetarit Imri Ahmeti, ka ndërtuar më së shumti çerdhe në nivel vendi gjatë një mandati qeverisës.

Sipas njoftimit të LDK-së, vetëm gjatë këtij mandati janë ndërtuar katër çerdhe të reja në lokacionet: Qendra e Lipjanit, Rufc, Gadime dhe Sllovi.

“Lipjani nën udhëheqjen e kryetarit Imri Ahmeti, është komuna me më së shumti çerdhe të ndërtuara për një mandat, me buxhet të komunës. Me qëllimin kryesor, përmirësimin në qasjen dhe cilësinë e edukimit parashkollor”, thuhet në njoftim.

LDK e ka cilësuar arsimin si prioritet kryesor, duke shtuar se komunat që udhëhiqen nga kjo parti janë shembull për “punë të mira”.