LDK-ja kërkon zyrtarisht rinumërimin e votave në Prishtinë /VIDEO

Prishtina do të përmbyset ne favor të Abrashit. Kështu ka thënë Ismet Beqiri në konferencën për media të mbajtur në selinë e LDK-së.

Lajme

21/11/2017 14:47

“Për shkak të disa gabimeve në përshkrimin e votave dhe për shkak numrit të madh të fletvotimeve të zbrasta ne si LDK kemi kërkuar të bëhet rinumërimi i të gjitha votave në Komunën e Prishtinës”, ka thënë Beqiri, raporton lajmi.net.

Sipas tij, rinumërimit nuk ka nevojë t’i druhet asnjë subjekt politik, as Vetëvendosje në këtë rast.

“Ne kërkojmë nga organet kompentete që të shqyrtojnë organizimin e transportit të kamufluar si OJQ e krejt kjo në këmbim të votave për Ahmetin. LDK konsideron se kjo është vepër penale. Po presim votat me kusht dhe me post dhe kemi dëgju se edhe këtu ka pas votim të porositur. Presim nga PZAP që ti vërtetojë këto”, ka thënë Beqiri. /Lajmi.net/