LDK formon Departamentin e Mbrojtjes, Anton Quni drejtues i tij

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ka formuar Departamentin e Mbrojtjes, drejtues i të cilit do të jetë Anton Quni. Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka shpalosur planet për këtë departament. “Rritje të buxhetit në plot 2% të vlerës së ekonomisë; në proporcion me vendet anëtare të NATO-s,…

Lajme

18/04/2024 11:22

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ka formuar Departamentin e Mbrojtjes, drejtues i të cilit do të jetë Anton Quni.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka shpalosur planet për këtë departament.

“Rritje të buxhetit në plot 2% të vlerës së ekonomisë; në proporcion me vendet anëtare të NATO-s, përkatësisht buxhet vjetor 200 deri 300 milion euro secilin vit.
Koeficient 135-150, që nënkupton rritje të pagës për ushtarët e thjeshtë nga 616 euro sa është sot në 840.
Ristrukturimi i Forcës, nëpërmjet rritjes së ushtarëve aktiv nga 4000 sa janë sot në 6000; 3000 rezervë aktive dhe 20 mijë rezervë pasive.
Ndërtimi i 4 kazermave ushtarake në Kosovë, përkatësisht në Prizren, Gjakovë, Podujevë e Suharekë.
Ndërtimi i lagjeve ushtarake, në investime kapitale plot 50 milionë euro gjithsejt; me qëllim të ofrimit të kushteve bazike për personelin ushtarak në vend”, ka shkruar Abdixhiku.
Postimi i plotë: