U largua nga shtëpia pasi burri e sulmoi fizikisht, Policia e gjen në rrugë në mesnatë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 00:10 në Malishevë, kanë hasur në një grua e cila kishte njoftuar se ishte larguar nga shtëpia. Arsyeja e largimit nga shtëpia sipas saj ishte pasi burri i saj kishte ushtruar dhunë fizike. Viktima është dërguar fillimisht në QKMF e pastaj me pëlqimin e saj është…

Lajme

01/05/2024 10:27

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 00:10 në Malishevë, kanë hasur në një grua e cila kishte njoftuar se ishte larguar nga shtëpia.

Arsyeja e largimit nga shtëpia sipas saj ishte pasi burri i saj kishte ushtruar dhunë fizike.

Viktima është dërguar fillimisht në QKMF e pastaj me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore.

Policia ka njoftuar se deri me tani nuk është arritur që të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

Malishevë 29.04.2024-22:00.Më datë 01.05.2024 rreth orës 00:10 nga njësia policore është hasur viktima femër e cila ka njoftuar se është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së ushtruar nga burri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Pasi që viktima kishte lëndime është dërguar te mjeku i QKMF  dhe më pas me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore. Lidhur me rastin, deri me tani nuk është arritur që të sigurohet prezenca e të dyshuarit“, thuhet në raportin e Policisë.