LDK e llogarit të fituar pa balotazh Junikun, KQZ deri tani e konfirmon Istogun e Lipjanin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar një hartë me rezultatin që ka marrë në zgjedhjet e 12 tetorit, për komunat ku kanë fituar pa balotazh, ku janë të parët e ku janë si të dytë në balotazh. Ndonëse sipas faqes së KQZ-së, figurojnë vetëm Lipjani e Istogu si komuna të fituara pa balotazh, LDK thotë…

Lajme

13/10/2025 17:17

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar një hartë me rezultatin që ka marrë në zgjedhjet e 12 tetorit, për komunat ku kanë fituar pa balotazh, ku janë të parët e ku janë si të dytë në balotazh.

Ndonëse sipas faqes së KQZ-së, figurojnë vetëm Lipjani e Istogu si komuna të fituara pa balotazh, LDK thotë se ka fituar edhe Junikun.

Sipas rezultateve në faqen e KQZ-së, Ruzhdi Shehu i LDK-së ka fituar 47,91 të votave apo 1 mijë e 193 vota, derisa kandidati i AAK-së është i dyti me 40.68% apo 1 mijë e 13 vota.