LDK-AAK-Nisma: Kushtetuesja na e pranon të drejtën që ne ta kemi kryetarin

Koalicioni LDK-AAK-Nisma, ka reaguar pas publikimit të vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, dhe vlerëson se aty u njihet e drejta që ata të mund ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit. 

Lajme

26/08/2014 15:10

LDK-AAK-Nisma, insiston se e drejta e tyre për ta pasur kryetarin e Kuvendit, u njihet te pikat 126 dhe 127 të aktgjykimit. 

“Aktgjykimi, në veçanti në pikat 126 dhe 127, saktëson të drejtën dhe detyrimin kushtetues të deputetëve për të gjetur mënyrën për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit, i cili zgjidhet me shumicën e votave”. 

“Koalicioni LDK-AAK-Nisma, bashkë me partnerët, do të vijojë punë për të finalizuar ndërtimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, në përputhje me vullnetin e të zgjedhurve të popullit të Kosovës”. 

“Koalicioni dhe partnerët janë të përkushtuar që institucionet të ndërtohen sa më parë, me qëllim që të jenë në funksion të interesave të qytetarëve te Kosovës”, thuhet në komunikatën për shtyp të lëshuar nga koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma. (lajmi.net)