Lazio fiton me Berishën
Lazio nuk di për humbje kur Etrit Berisha është në portë. Ylli kosovar luajti si titullar për ndeshjen e katërt të njëpasnjëshme, të tretën në Serie A dhe skuadra e tij doli fituese nga udhëtimi te Udinese me rezultat 3:2. Vendasit kaluan në epërsi herët në minutën e tetë nëpërmjet sulmuesit Antonio Di Natale i…

Sport
Lazio nuk di për humbje kur Etrit Berisha është në portë. Ylli kosovar luajti si titullar për ndeshjen e katërt të njëpasnjëshme, të tretën në Serie A dhe skuadra e tij doli fituese nga udhëtimi te Udinese me rezultat 3:2.
Vendasit kaluan në epërsi herët në minutën e tetë nëpërmjet sulmuesit Antonio Di Natale i cili nga penalltia e mposhti Berishën.
Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të Udineses kurse dhjetë minuta pas fillimit të dytës Lazio mbeti me dhjetë futbollistë pas përjashtimit të Ogenyi Onazit me kartonin e dytë të verdhë.
Por, pavarësisht disavantazhit numerik Biancocelesti e barazuan rezultatin kur Antonio Candreva shënoi nga penalltia në minutën e 63’të. Por, vetëm pesë minuta më vonë Udinese doli sërish përpara kur Emmanuel Badi realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga distanca duke ia pamundësuar Berishës të bëjë diçka për të ndalur goditjen e tij.
Por, Lazio nuk u dorëzua dhe barazoi rezultatin në minutën e 82’të me autogolin nga Andrea Lazzari, kurse krejt në fund, Hernandes shënoi nga distanca për fitoren e mysafirëve.