Lautaro te Barcelona, avantazh për Argjentinën

Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni, ka dhënë se do të ishte një avantazh i madh për skuadrën e tij transferimi i Lautaro Martinez te Barcelona.

Sport

03/06/2020 17:41

Scaloni gjatë një interviste së fundi, do të mirëpriste transferimin e Martinez te Barcelona.

Ylli i Argjentinës ka qenë i lidhur me një transferim te Barcelona muajve të fundit, duke iu bashkuar bashkëvendësit të tij, Lionel Messi.

“Do të ishte një avantazh i madh për ne, por Lautaro është ende i ri”, ka deklaruar Scaloni, përcjell lajmi.net.

“Ai ka edhe shumë për të mësuar, por siç ndodhi tek Inter, ai duhet të luftojë për vendin e tij te Barcelona”./Lajmi.net/