“Lautaro si Aguero, më i përshtatshmi për Barcelonën”

Lautaro Martinez vazhdon të lidhet me transferimin e mundshëm te Barcelona.

Sport

11/04/2020 17:45

Lautaro ka pasur disa paraqitje fenomenale me Inter këtë sezon duke bërë që ai të lidhet me skuadrat e mëdha si Barcelona apo Real Madrid.

Lidhur me këto zëra ka folur edhe Juan Antonio Pizzi, argjentinasi që dikur luante me Barcelonën. Ai ka konsideruar se Lautaro është si Aguero dhe do të përshtatej me Barcën.

“Ai është shembulli se si qendërsulmuesi ka ndryshuar në futbollin modern. Shoh shumë gjëra të Sergio Aguero tek ai”, ka thënë Pizzi, transmeton lajmi.net.

“Lautaro ka treguar tashmë kualitetet që ai ka, edhe sa ishte me Racing dhe skuadrën kombëtare. Mendoj se është lojtari ideal; stili që ai ka si lojtar është një që i përshtatet shumë mirë Barcelonës”, ka shtuar argjentinasi.

“Ai gjithashtu ka një avantazh në atë se ka performuar në nivele të larta edhe në ligën italiane, që për mua është nga më kompetitivet në botë. Secili futbollist që shkëlqen në Serie A është i aftë ta bëjë atë kudo”, ishin fjalët e Pizzi.

Barcelona duhet të paguajë 111 milionë euro për të siguruar kartonin e yllit argjentinas. /Lajmi.net/