Lautaro Martinez ndryshon fatin e Luis Suarez?

Lautaro Martinez mund të ndryshojë fatin e Luis Suarez.

Sport

03/05/2020 11:45

Ylli argjentinas i Inter, Lautaro, po lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Barcelonës, tash e disa muaj.

Me merkaton që po afron, zërat për transferimin e argjentinasit veçse po rriten, me lojtarin që nuk ka fshehur dëshirën që të luajë krah Lionel Messi.

‘Sportmediaset’ shkruan se transferimi i Lautaro do të ndryshonte të ardhmen e Luis Suarez, transmeton lajmi.net.

Me Barcelonën që synon të hedh në shitje rreth nëntë lojtarë, ardhja e Lautaro do të nënkuptonte se Suarez mund t’i bashkohet asaj nëntëshe.

Kujtojmë se Barcelona duhet të paguajë 111 milionë euro për të siguruar kartonin e argjentinasit.

‘Blaugranat’ po mendojnë që të përfshijnë ndonjë lojtar në ofertë, për të reduktuar çmimin. /Lajmi.net/