Latifi pyet Qeverinë: Pse nuk po i kompensioni dëmet nga fatkeqësitë natyrore gjatë pesë viteve të fundit?

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi përmes një video ka thënë se dëmet që janë shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore që nga 2022-ta e deri më tani, nuk janë kompensuar. Ai e ka pyetur Qeverinë se pse nuk po kompensohen ato, shkruan lajmi.net. “Vlera e dëmeve të regjistruara ndër vite në komunën tonë arrin në…

Lajme

02/07/2026 10:04

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi përmes një video ka thënë se dëmet që janë shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore që nga 2022-ta e deri më tani, nuk janë kompensuar.

Ai e ka pyetur Qeverinë se pse nuk po kompensohen ato, shkruan lajmi.net.

“Vlera e dëmeve të regjistruara ndër vite në komunën tonë arrin në rreth 4 milionë euro, ndërsa shumë familje, fermerë dhe biznese vazhdojnë të presin mbështetjen e merituar. Qytetarët kanë të drejtë të dinë pse po vonohet ky proces dhe kur do të ketë një zgjidhje konkrete”, ka shkruar Latifi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: