Haxhiu, Kurti dhe Gërvalla presin delegatët e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut: Ishte gurthemeli i rrugës drejt Republikës së Kosovës

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu bashkë me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin dhe zëvendëskryeministren në detyrë Donika Gërvalla, sot në 36 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut, kanë pritur në takim disa nga delegatët e asaj kohe në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Haxhiu ka thënë se më 2 korrik 1990, kur…

Lajme

02/07/2026 10:23

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu bashkë me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin dhe zëvendëskryeministren në detyrë Donika Gërvalla, sot në 36 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut, kanë pritur në takim disa nga delegatët e asaj kohe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Haxhiu ka thënë se më 2 korrik 1990, kur dyert e Kuvendit u mbyllën me forcë, delegatët e Kosovës nuk heshtën.

“Ata folën në emër të popullit edhe jashtë sallës, duke dëshmuar se legjitimiteti buron nga vullneti i qytetarëve. Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut ishte akti me të cilin Kosova refuzoi nënshtrimin dhe artikuloi qartë të drejtën e saj për vetëvendosje. Ky akt u bë gurthemel në rrugën drejt Republikës së Kosovës. Pas tij erdhën Kushtetuta e Kaçanikut, referendumi për pavarësi, organizimi institucional i viteve ’90, lufta çlirimtare e UÇK-së dhe, më në fund, shpallja e pavarësisë. Ishte një rrugë e gjatë, e ndërtuar me vizion, qëndresë dhe sakrificë”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se i nderojnë me mirënjohje delegatët 2 korrikut dhe të gjithë ata që kontribuan në ndërtimin e themeleve të Republikës sonë.

“Akti i tyre na rikujton se liria, shtetësia dhe sovraniteti mbrohen çdo ditë, me institucione të forta dhe me përkushtim ndaj vullnetit të qytetarëve”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: