Largohet nga puna një punëtor që i vodhi para Trepçës

Kryeshefi ekzekutiv i shoqërisë aksionare “Trepça”, sot ka nxjerrë vendimin për largimin e përkohshëm nga puna të punonjësit A.G., i punësuar në njësinë biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”. “Ky vendim është nxjerrë në bazë të raportit me nr. prot. 517, të datës 07.04.2026, sipas të cilit i njëjti dyshohet se ka kryer shkelje…

Lajme

14/04/2026 20:13

Kryeshefi ekzekutiv i shoqërisë aksionare “Trepça”, sot ka nxjerrë vendimin për largimin e përkohshëm nga puna të punonjësit A.G., i punësuar në njësinë biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”.

“Ky vendim është nxjerrë në bazë të raportit me nr. prot. 517, të datës 07.04.2026, sipas të cilit i njëjti dyshohet se ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës, në kuptim të nenit 10, paragrafi 1, nënparagrafi 1.28 të Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., ku përcaktohet se shkelje e rëndë konsiderohet:

  – Vjedhja, plaçkitja apo përvetësimi i parave apo të mirave të tjera materiale të Trepça Sh.A” thuhet në njoftimin zyrtar të Trepçës.

Njoftimi i plotë: