Largohet nga Barcelona

Mbrojtësi i Barcelonës, Douglas, mund të largohet nga skuadra katalunase gjatë muajit janar

Sport

02/12/2015 15:59

Barcelona është duke e menduar huazimin e mbrojtësit të djathtë Douglas te ndonjë skuadër tjetër gjatë afatit kalimtar të janarit, për t’i dhënë më shumë hapësirë për lojë, shkruan Sport.

Lojtari i ka zhvilluar vetëm shtatë paraqitje për Barçën që prej transferimit në gusht të vitit 2014, ndërsa kjo ka ndodhur për shkak të formës së tij të dobët dhe lëndimeve të shumta me të cilat është përballur.

Kampioni i La Ligas e di që do të jetë e vështirë për ndonjë skuadër që ta paguajë rrogën e Douglas, ndërsa ata po mendojnë ta dërgojnë atë në huazim dhe njëkohësisht t’ia paguajnë një pjesë të pagës së tij.