Largohet Arbeloa, vjen Johnson?

Alvaro Arbeloa pritet të largohet nga Real Madrid dhe gjiganti spanjoll ka gjetur zëvendësuesin e tij. Los Blancos janë të gatshëm të transferojnë mbrojtësin Glen Johnson nga Liverpool.

Sport

27/09/2014 09:53

Glen Johnson mund të largohet nga Liverpool, menjëherë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi i djathtë i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës në Anfield, ka përfunduar nën objektivin e Real Madridit.

Madje, Los Blancos në rast të largimit të Alvaro Arbeloas do të paraqesin ofertë prej 5 milionë euro për transferimin e anglezit nga Liverpool, ka bërë të ditur portali spanjoll “Fichajes.net”.

Por, në rast se menaxheri Brendan Rodgers nuk lejon largimin e Johnsonit në janar, ai do të mbërrijë gratis në fund të këtij sezoni.