Laporta: Messi votoi sepse e do Barcelonën, shpresoj të qëndrojë

Presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për yllin e skuadrës, Lionel Messi.

Sport

08/03/2021 10:29

Laporta fitoi 30.184 vota ose 54.28% të totalit, në zgjedhjet presidenciale për klubin katalunas, transmeton lajmi.net.

Ai me të marrë detyrën, ka filluar punën duke emëruar Drejtorin ekzekutiv dhe atë sportiv.

“E prisja, e prisja një fitore të tillë, të gjerë. Kishte lajme që merrnim se kjo kampanjë elektorale do shkonte në favorin tonë”, tha ai.

“Këto zgjedhje ishin organizuar në mënyrë shembullore”, shtoi ai.

Por, objektivi kryesor i Laportas mbetet rinovimi i kontratës së Messit.

“Sot kanë kaluar 20 vite ku një djalosh bëri debutimin e tij me Barçën. Të shohësh lojtarin më të mirë në histori të futbollit që vjen dhe voton me djalin e tij do të thotë shumë”, tha Laporta.

“Messi e do Barcelonën dhe kjo ka rëndësi shumë. Shpresoj që do të ketë dëshirën të mbesë këtu, kjo është ajo çka ne duam të gjithë. Duam që të rikthehet lumturia në Barcelonë”, përfundoi Joan Laporta./Lajmi.net/