Laporta: Ende nuk është mbyllur marrëveshja me Messin

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka dhënë disa informacione lidhur me kontratën e re të sulmuesit Lionel Messi.

Sport

02/08/2021 20:31

Argjentinasi vazhdon të jetë në pushime në pritje të nënshkruajë kontratën e re me katalunasit, por ende s’ka asgjë zyrtare, shkruan lajmi.net.

Ka pasur raportime që marrëveshja e plotë është arritur, por Laporta ka bërë të ditur se është duke vazhduar mirë, por ende s’është mbyllur.

“Jemi duke punuar në marrëveshjen e Messit. Nuk është zgjedhur komplet, por është duke shkuar mirë. Ai dëshiron të qëndrojë”, tha ai.

Ndërkohë, Messi ka bërë të ditur se nuk rikthehet në stërvitje pa nënshkruar rinovimin./Lajmi.net/