Lansohet makina fluturuese në Japoni, mund të futet në përdorim masiv më 2026-ën

Firma japoneze teknologjike 'NEC Corp' ka testuar makinën e re fluturuese në Tokio dhe mund të jetë e gatshme për fluturime komerciale për pesë vite.

Auto & Tek

05/08/2019 16:30

Pajisja, në vend të parë, është një dron që posedon një bateri të madhe me katër helika, transmeton lajmi.net.

Përgjatë provave të fluturimit, makina u ngrit rreth tri metra mbi tokë për një minutë, përpara se të kthehej sërish në të.

Për t’u siguruar që asgjë nuk do të shkojë keq, testimi u zhvillua brenda një kafazi të madh, ndërsa makina u lidh në tokë.

“Japonia është një vend me popullsi të dendur dhe, kjo nënkupton se makinat fluturuese lehtësojnë ngarkesat e trafikut rrugore”, deklaroi Kouji Okada, lider i projektit të makinës fluturuese.

“Ne jemi duke u pozicionuar si aftësues për lëvizje ajrore, duke siguruar të dhëna për vendndodhjen dhe ndërtimin e infrastrukturës së komunikimit të makinave fluturuese”, potencoi tutje Okada. /Lajmi.net/