Lamtumirë PSG, Draxler kthehet në Bundesligë?

Julian Draxler ka dy oferta për rikthim në Bundesligë.

Sport

21/08/2018 07:34

E ardhmja e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Julian Draxler është në dyshim.

Sipas “Fox Sport”, reprezentuesi gjerman mund të largohet nga Parc des Princes në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Draxler nuk zë vend të sigurt në formacionin e trajnerit Thomas Tuchel.

Andaj, ai mund të konsiderojë ofertat, përcjell “lajmi.net”.

Draxler ka zgjuar interesim nga Bundesliga ku Borussia Dortmund dhe Leipzig janë në garë për transferimin e tij. /Lajmi.net/