Lamtumirë Montella!

Vincenzo Montella pritet të shkarkohet nga posti i trajnerit të skuadrës nga La Liga.

Sport

28/04/2018 09:44

Vincenzo Montella nuk do të jetë më trajner i Sevillas.

Mediat spanjolle raportojnë se Montella pritet të shkarkohet nga posti i trajnerit të skuadrës nga La Liga.

Humbja e fundit nga Levante ka shtuar presionin ndaj ish trajnerit të Milanit, përcjell “lajmi.net”.

Drejtuesit e klubit brenda ditës së sotme pritet ta zyrtarizojnë largimin e Montellaas nga Sevilla. /Lajmi.net/