Lamtumirë Arsenal, Xhaka zgjedh klubin e ri

Granit Xhaka pritet të largohet nga Arsenal, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

11/11/2019 13:55

Granit Xhaka është duke i kaluar muajt e fundit të aventurës së tij si futbollist i Arsenalit.

Mesfushori kosovar ka humbur shiritin e kapitenit te “Gunners” pas reagimit të ashpër që pati ndaj vërshëllimave ndaj tij nga tifozët e klubit londinez në ndeshjen ndaj Crystal Palace.

Raportimet e fundit nga “RSI” në Zvicër sugjerojnë se e ardhmja e tij mund të jetë në Serie A te skuadra e Milanit, transmeton lajmi.net.

Xhaka ende nuk ka luajtur për Arsenalin pas rastit në fjalë duke shtuar spekulimet se do të kërkojë një skuadër të re, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Po ashtu, menaxheri i Arsenalit, Unai Emery ka shtuar dyshimet se Xhaka do të ndahet me klubin londinez duke mos e konfirmuar nëse mesfushori do të paraqitet përsëri për skuadrën nga Emirates Stadium. /Lajmi.net/