Lampard pyetet për stresin si trajner, ia kthen gazetarit: A është puna juaj kënaqësi?

Frank Lampard, trajneri i përkohëshëm i Chelseat u paraqit në konferencë për media para ndeshjes së vikendit kundër Bournemouth në Premier League. Legjenda e futbollit u ngacmua nga gazetarët në konferencë, por Lampard dha një përgjigje që krijoi një atmosferë qesharake, shkruan Lajmi.net Ai u pyet rreth stresit që ka prej që është bërë trajner…

Sport

05/05/2023 16:03

Frank Lampard, trajneri i përkohëshëm i Chelseat u paraqit në konferencë për media para ndeshjes së vikendit kundër Bournemouth në Premier League.

Legjenda e futbollit u ngacmua nga gazetarët në konferencë, por Lampard dha një përgjigje që krijoi një atmosferë qesharake, shkruan Lajmi.net

Ai u pyet rreth stresit që ka prej që është bërë trajner futbolli, kurse përgjigja e tij drejtuar gazetarit ishte kjo: “A është puna juaj kënaqësi gjithmonë?”

Sigurisht se çdo punë e ka stresin e vet, kurse Lampard tani po përballet me një stres më të madh. A do ta shpëtoj skuadrën e tij drejt mbetjes në Premier League?

Blutë e Londrës momentalisht janë në pozitën e 12-të me 39 pikë, vetëm nëntë pikë më shumë se pozita që dërgon direkt në Championship./Lajmi.net/