Lampard pritet të shkarkohet, gati zëvendësimi i tij

Menaxheri i Chelseat, Frank Lampard, duket se i ka orët e numëruara në krye të stolit të Chelseat.

Sport

25/01/2021 11:31

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Frank Lampard pritet të shkarkohet sot nga posti i menaxherit tek Chelsea, transmeton lajmi.net.

Thomas Tuchel ka pranuar ofertën e zyrtarëve të klubit londinez, dhe pritet të jetë menaxher i ri i Chelseat.

Julian Nagelsmann dhe Massimiliano Allegri ishin konsideruar si opsione.

Lampard më herët kishte falënderuar tifozët pasi kishin shprehur mbështetjen përmes një mbishkrimi në Stamford Bridge./Lajmi.net/