Lampard me fjalë të mëdha për Pulisic

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard ishte i kënaqur me performancën e Christian Pulisic pasi ai shkëlqeu në fitoren 5-3 në miqësoren ndaj Salzburgut të mërkurën.

Sport

01/08/2019 08:20

Pulisic u ble nga Chelsea në janar, por u huazua përsëri te Borussia Dortmund për të përfunduar gjysmën e dytë të sezonit të Bundesligës.

Amerikani shënoi dy gola në fitoren e djeshme ndaj ekipit austriak, duke lënë mbresa edhe te trajneri anglez, përcjell lajmi.net.

“Unë u impresionova shumë me mënyrën se si ai shënoi golat”, tha Lampard pas ndeshjes.

“Si një anësor në Premierligë, ai duhet të përshtatet në atë ligë”.

“Ai është i ri, por me potencial të madh dhe unë jam i lumtur për të”, shtoi ai. /Lajmi.net/