Lampard flet për situatën e Gordon – lojtari vazhdon të lidhet me kalimin e mundshëm te Chelsea

Frank Lampard ka dhënë disa komente lidhur me situatën e Anthony Gordon. Lojtari i Everton, Gordon tash e disa ditë është dëshira kryesore e skuadrës së Chelsea, për mbylljen e merkatos. Gordon u la në bankën rezervë për ndeshjen e EFL Cup, dhe për situatën e tij ka folur trajneri i Everton, ikona e Chelsea,…

Sport

24/08/2022 11:25

Frank Lampard ka dhënë disa komente lidhur me situatën e Anthony Gordon.

Lojtari i Everton, Gordon tash e disa ditë është dëshira kryesore e skuadrës së Chelsea, për mbylljen e merkatos.

Gordon u la në bankën rezervë për ndeshjen e EFL Cup, dhe për situatën e tij ka folur trajneri i Everton, ikona e Chelsea, Frank Lampard.

“Të gjithë e dinë se ka interesim nga Chelsea, është publike tani, por ai është lojtari ynë”, ka thënë Lampard, transmeton lajmi.net.

“Ai ishte në bankë sepse ai pati një problem në këmbë, pas ndeshjes ndaj Forest. Ai është lojtar i yni. Kjo është situata”, ka shtuar Lampard.

Chelsea thuhet se janë gati të paguajnë hiç më pak sesa 60 milionë funte për Gordon. /Lajmi.net/