Lampard: Dua që ky lojtar të qëndrojë te Chelsea

Frank Lampard ka paralajmëruar Evertonin se Kurt Zouma do të qëndrojë te Chelsea, për të luftuar për vendin e tij.

Sport

20/07/2019 09:51

Zouma luajti së bashku me David Luiz në mbrojtje në humbjen e Chelsea kundër Kampionëve të Japonisë, Kawasaki Frontale ditën e premte.

24 vjeçari francez ka impresionuar me paraqitje në huazimin në ‘Goodison Park’ te Everton, skuadër që është e interesuar për transferim të përhershëm.

“Ai është një lojtar i Chelsea dhe unë e dua atë këtu”, ka deklaruar Lampard, përcjell lajmi.net.

“Kurt Zouma është një mbrojtës shumë i mirë për ne, një lojtar shumë i mirë, një person shumë i mirë, është profesional dhe unë e dua atë këtu, është e thjeshtë”./Lajmi.net/